Gjithqka per mjekësi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stomaku i fryre , i rrezikshem per shendetin

Shko poshtë

Stomaku i fryre , i rrezikshem per shendetin Empty Stomaku i fryre , i rrezikshem per shendetin

Mesazh  Admin Sat May 14, 2011 9:50 am

Stomaku i fryrë, si te meshkujt, po ashtu edhe te femrat, e dyfishon rrezikun për të prekur nga sëmundjet e zemrës apo sulmi në tru, theksojnë shkencëtarët.
Shkencëtarët amerikanë, duke e hulumtuar një grup prej pothuajse 16 000 pacientëve me sëmundje të zemrës, kanë zbuluar se yndyra rreth stomakut mund të jetë e rrezikshme sikur një pako cigare brenda ditës, apo sikur niveli i lartë i kolesterolit.
Sipas shkencëtarëve, problemet me zemër dhe me arteret nuk janë të ndërlidhura vetëm me sasinë e yndyrës, por edhe me vendin ku gjendet ajo yndyrë. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se gratë, të cilat e kanë figurën e mollës, pra yndyrë rreth belit, u janë më të ekspozuara rrezikut nga sëmundjet në krahasim me ato në figurë të dardhës, pra yndyra e të cilave grumbullohet në ije.
Shkencëtarët nga klinika “Maio” në Minesota, duke i analizuar mostrat e 15 923 të sëmurëve me sëmundje të zemrës, kanë ardhur në përfundim se rreziku nga vdekja te pacientët me yndyrë më të theksuar rreth belit është dy herë më i lartë.
Dr. Francisko Lopez-Himenez shpjegon se yndyra rreth belit në mënyrë metabolike është më aktive.
Sipas saj, “në këtë mënyrë formohet më shumë kolesterol, ndërsa shtypja e gjakut dhe sheqeri në gjak janë në shkallë më të lartë”.
“Mirëpo, njerëzit te të cilët yndyrat u grumbullohen në pjesë të tjera të trupit, sidomos në këmbë, nuk janë të rrezikuar”, thekson Lopez-Himenez. Rezultatet e hulumtimit ishin botuar në revistën “Journal of American College of Cardiology”

Admin
Admin

Numri i postimeve : 97
Join date : 14/05/2011

https://gjithqka-per-mjeksi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi