Gjithqka per mjekësi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhimbjet e shpines

Shko poshtë

Dhimbjet e shpines Empty Dhimbjet e shpines

Mesazh  Admin Sat May 14, 2011 9:48 am

Dhimbjet e shpinës
Dhimbjet e shpinës llogariten si përvojat plot vuajtje të shumë njerëzve dhe përbëjnë ndër shkaqet më të shpeshta për të trokitur te mjeku familjar.
Këto dhimbje janë të pranishme para së gjithash në zonën e unazave kurrizore të mesit, mirëpo ato paraqiten edhe në zonën e unazave kurrizore të qafës dhe të kraharorit. Në bazë të kohëzgjatjes së vuajtjes, dhimbjet e shpinës ndahen në dy kategori: dhimbje akute dhe kronike.
Dhimbjet akute të shpinës zgjasin disa ditë, deri disa javë. Ato kronike mund të zgjasin me muaj, ose edhe me vite. Fatmirësisht ndodh rrallë që shqetësimet të mbajnë kaq gjatë. Mirëpo, pikërisht këto raste shkaktojnë më shumë vuajtje, të lidhura me një numër të madh bisedash të rënda sqaruese, me vizita mjekësore e terapeutike.
Këtu hyjnë dhe frustrimi, ndonjëherë edhe zemërimi me vetveten dhe me fatin e hidhur, mbase edhe zhgënjimi lidhur me mjekët dhe terapeutët, të cilët nuk i kuptojnë ose nuk mund t’i ndihmojnë dot pacientët. Dhimbjet e shpinës janë vetëm simptoma dhe nuk thonë asgjë lidhur me prejardhjen e tyre. Është e çuditshme që me gjithë përparimet në fushën e mjekësisë, shpeshherë shkaktari i kësaj dhimbjeje nuk është përfundimisht i qartë.
Ndryshimi
Ndryshimi në zhvillimin e njeriut nga katërkëmbësh në ecjen vertikale ka çmimin e tij. Dhimbjet e shpinës bëjnë pjesë në përditshmërinë normale të njerëzve dhe përkundër të gjitha mjeteve ndihmëse teknike si dhe ngarkesave fizike në rënie gjatë punës, nuk vuajmë më pak nga dhimbjet e shpinës se sa më parë.
Qartazi nuk luan këtu rol vetëm puna e rëndë, mirëpo edhe qëndrimi trupor dhe qasja ndaj shqetësimeve. Përveç kësaj, trupi ynë vetëm pjesërisht është i ndërtuar për kohërat moderne të automobilave, të uljes së mërzitshme nëpër stole zyrash, të ashensorëve, të shkallëve vetëlëvizëse e shumë të tjerave. Për një funksionim të mirë, trupi presupozon lëvizje dhe ngarkesa normale.
Shpina formon boshtin kryesor të trupit tonë. Ajo mbart organin qendror drejtues, kokën, dhe veç kësaj, përmban një konstruksion të tërë në formën e palcës kurrizore dhe rrënjësh nervore dalëse. Kockat, muskujt, ligamentet dhe nervat bashkëpunojnë pandërprerë në një formë mbresëlënëse gjatë çdo lëvizjeje. Kë mund ta çudisë fakti që në këtë konstruksion aq shpejt mund të shfaqet ndonjë çrregullim dhe që shkaku i tij do të mund të jetë aq kompleks?
Kohëzgjatja
Në bazë të kohëzgjatjes së tyre dhimbjet e shpinës ndahen në akute dhe kronike. Definicioni i kohëzgjatjes s’është gjithmonë unik. Te dhimbjet e kryqeve si akute vlen një kohëzgjatje nën 6 javë, ndërsa mbi 6 javë si kronike. Sipas rastit, mund të flitet edhe për dhimbje subakute të shpinës (me këtë nënkuptohet një kohëzgjatje e vuajtjes nga 6 deri në 12 javë).
Gjithsesi, lidhur me ndarjen, në përditshmërinë klinike vendos më pak një kohëzgjatje rigorozisht e përfunduar. Shumë më e rëndësishme është rrjedha dhe tendenca e shqetësimeve. Dhimbjet që pas disa javësh fashiten ngadalë, ende vlejnë si akute, madje edhe atëherë kur vazhdojnë për shtatë ose tetë javë. Edhe dhimbjet e qafës ndahen në akute dhe kronike.
Në bazë të përmirësimit spontan, kryesisht të ngadaltë, në krahasim me dhimbjet e kryqeve, kufiri është kryesisht dy deri tre muaj. Dallimi midis akutes dhe kronikes përbën njërin ndër kriteret themelore nëse dhe sa sqarime të tjera janë të domosdoshme. Kështu, shpina duron gjatë gjithë jetës ngarkesa të mëdha. Ndërsa dhimbjet e kryqeve, të pandryshueshme ose të përkeqësuar, të cilat, me ose pa terapi, që zgjasin më shumë se sa gjashtë javë, duhen sqaruar më tej nga mjeku familjar ose specialisti. Për dhimbjet e qafës vlen i njëjti rregull, pas rreth dy deri tre muaj. Dhimbjet akute në regjionin e kryqeve fashiten sërish në mënyrë spontane ose nën efektin e terapisë në 80 deri 90 për qind të rasteve me ose pa radiografi.
Shkaktarët
Si shkaqe të dhimbjeve të shpinës përmenden shpesh ndryshimet degjenerative, domethënë reaksionet amortizative (nga shkërmoqjet) nëpër nyjat kurrizore, si dhe statika
e gabuar. Veçanërisht te nyjat e vogla kurrizore (nyjat facete), mund të paraqiten shqetësime, të cilat kanë një ndikim të ngjashëm me një artrozë në nyjen (kyçin) e gjurit ose të legenit. Statika e gabuar vjen në shprehje për shembull: në rastin e një shpine të sheshtë, të rrumbullakët, madje te një përkulje anësore e shtyllës kurrizore. Segmente të shtyllës kurrizore me diskun ndërunazor dhe me dy shkarje disqesh: pjesa e brendshme e
butë e diskut ndërunazor shpërthen jashtë dhe ushtron trysni mbi kanalin spinal dhe mbi rrënjët nervore, duke çuar te një zënie pisk e tyre. Në përgjithësi këto lloj ndryshimesh luajnë një rol shumë më të vogël nga sa mendohet zakonisht. Vetëm në një masë shumë të theksuar ose si pasojë e ndonjë sëmundjeje tjetër ato janë përgjegjëse të vërteta për shqetësimet.
Në rastin e zhvillimit të dhimbjeve kronike, një rol të madh luan dhe gjendja sociale dhe profesionale. Kështu për shembull, stresi dhe pakënaqësia në vendin e punës, por edhe qëndrimet e pafavorshme trupore gjatë punës si dhe duhanpirja, shpien në ndryshime të theksuara degjenerative në një zonë lumbale të shtyllës kurrizore. Si të tilla përmenden: formësimi i një mbërthecke kockore, artroza e nyjave (kyçeve) të vogla kurrizore, që përkundër stadit të përparuar mund të jenë pa dhimbje, ngushtim i disqeve ndërunazore.

Admin
Admin

Numri i postimeve : 97
Join date : 14/05/2011

https://gjithqka-per-mjeksi.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi